Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se me 18 mars në Ohër është bërë një marrëveshje megjithëse nuk ka patur nënshkrime.
Kurti tha se Serbia ka refuzuar të nënshkruaj sepse nuk dëshiron ta zbatoj marrëveshjen.
“Ndonëse nuk ka nënshkrim, ne kemi marrëveshje. Lehtësuesi, Bashkimi Evropian ka konstatuar një gjë të tillë, është një gjë tjetër që pala serbe nuk do ta nënshkruaj sepse nuk do ta zbatoj. Unë pres nga faktori ndërkombëtar, BE-ja dhe SHBA-ja që sjelljen e Serbisë ta dënojë”
Ai tutje ka potencuar se sa më aktiv po bëhej gjatë bisedimeve në Ohër, shfaqej rezistenca e palës tjetër sepse po bëhej njohja de facto e Kosovës
“Unë kam qenë gjithmonë konstruktiv, unë kur lexoj nocionet universale, atëherë natyrisht që jam konstruktiv. Unë mbroj interesat interesat dhe gjithmonë kërkoj më shumë që na ofrohet. Unë kam pranuar të nënshkruaj dhe këtu është shfaqur destruktiviteti i Serbisë. Unë sa më aktiv që bëhesha, sa më aktiv që isha, shfaqej rezistenca e palës tjetër sepse edhe ata e dinin sikur unë se kjo është njohje de-facto”, deklaroi kryeministri Kurti në RTK raporton “Gazeta Blic”