Lajme

Zogaj i quan “hajgarexhi” mbështetësit e Kurtit: Po presin mos-zbatim të marrëveshjes, fajësim të Serbisë

03/22/2023 17:45
nga:Genita C

Analisti politik, Petrit Zogaj thotë se qytetarët që mbështesin kryeministrin Kurti janë “hajgarexhi”, raporton GazetaBlic.

Zogaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, ata kanë pritur që Serbia mos të nënshkruan marrëveshje, tash sipas tij po presin që marrëveshja e dakorduar në Ohër të mos zbatohet.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Aq e favorshme per Kosoven eshte marreveshja e Oherit saqe fillimisht mbeshtetesit e Kurtit shpresonin qe Serbia s’do ta nenshkruan, ndersa te njejtit tash presin qe e njejta marreveshje te mos zbatohet, e mundesisht Serbia me qene fajtore. Cfare hajgarexhinjesh qe jane bre.