Lajme

Valon Syla- Përparim Ramës: E ke ba bagël komunikacionin në Prishtinë, a po kfillesh, apo po të nevijitet një shok terapi mediatike

03/22/2023 17:02
nga:Y I

Gazetari, Valon Syla, i ka reaguar ashpër kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për komunikacionin e mbingarkuar në kryeqytet, raporton Gazeta Blic.

Syla me ironi pyet nëse misioni i kryetarit Rama është me e ba Prishtinën edhe më të pabanueshme se në kohën e LVV-së.

Ai tutje i drejtohet “A po kfillësh, apo po të nevijitet ndoshta një shok terapi mediatike”

Reagimi i plotë:

A po i kallxon dikush Përparim Ramës që e ka bo bagël me komunikacion në Prishtinë.

Z. Rama a është misioni yt me bo Prishtinën edhe ma të pa banueshme se sa që ka qenë me VV?

Mos e ke bo njet me na kthy Vetëvendosjen në Kryeqytet përsëri?

Çu dil në qytet kqyre qysh është. Pa e bo asnjë rrugë të re ti, e ke blloku Prishtinën. Lagja jeme Dardania, i ka pasë 4 dalje për mbi 45 mijë banore sa i ka. Tash i ka 3 se rrugët një kahore që ja ke servu shefit të Marigonës ku pe maron Hotelin e ke blloku një lagje të tanë.

A po kfillësh, apo po të nevijitet ndoshta një shok terapi mediatike. Je arkitekt… kam prit ma shumë, per do kalldërëm në mes të qytetit për një shetitore që nuk shetitë askush, nuk bllokohet një qytet i tanë… kfillu se e ke bo Prishtinën edhe ma të pa jetushme.

#albanologji #perpaPr #prishtina #prisht