Sipas Kodit Penal të Kosovës, kryetari i FFK-së, Agim Ademi rrezikon burgim nga 6 muaj deri në 8 vjet.
Kjo sipas nenit 313 (Shmangia nga tatimi) të Kodit Penal, ku thuhet qartë se për akte të tilla i dyshuari mund të dënohet nga 6 muaj deri në 8 vjet, përcjell GazetaBlic Sport.
1. Kushdo që me qëllim që ai apo personi tjetër të fsheh apo t’i shmanget, pjesërisht apo tërësisht,
pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, jep të dhëna të pavërteta apo
nuk i përfshin të dhënat lidhur me të ardhurat e tij, pasurinë, gjendjen ekonomike apo fakte të tjera
relevante për vlerësimin e detyrimeve të tilla, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kur detyrimi nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëmbëdhjetëmijë (15.000) Euro,
kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
3. Kur detyrimi nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëdhjetëmijë (50.000) Euro, kryesi
dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërteton se është fajtor me vendim të formës së prerë.
/GazetaBlic Sport/


