Phillipp Lahm, ish futbollist i Bayernit dhe kombëtares gjermane, nuk ka dyshim se Kylian Mbappe do të duhet të largohet nga Paris Saint-Germain që karriera e tij të marrë një tjetër dimension.
“Pa dyshim, ai ka cilësitë e një lojtari të klasit botëror dhe dominon ligën franceze, por talenti i tij nuk është i integruar me pjesën tjetër të skuadrës. As që mund ta imagjinoj se si karriera e Mbappes mund të merrte një dimension tjetër nëse ai do të ishte larg Paris Saint-Germain”, ka deklaruar ish-reprezentuesi gjerman në një prononcim për L’Equipe, përcjell GazetaBlic Sport.
Mbappe ishte shumë pranë largimit nga PSG në fund të sezonit të kaluar, por ylli francez 24-vjeçar u tërhoq dhe përfundoi duke rinovuar me skuadrën e Parisit deri në vitin 2025.



