Sporti

PSG përgatit ofertën e re për Messin | Ende nuk është arritur marrëveshja për rinovim

03/21/2023 21:55
nga:L J

Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë duke finalizuar ofertën e dytë që do t’i paraqesin Lionel Messit për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Sipas Mundo Deportivo, emiri i Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani, ka dhënë urdhër që të paraqitet një propozim i ri për të siguruar vazhdimësinë e yllit argjentinas.

PSG-ja, kujtojmë se po kalon një moment të vështirë, pas eliminimit të Champions League, një trofe që e ka ndjekur prej shumë vitesh.

Drejtori sportiv Luís Campos i ka paraqitur propozimin e parë agjentit dhe babait të lojtarit, Jorge Messi, por ai nuk ka mbetur i kënaqur, sidomos për projektin sportiv, pasi gjoja nuk ishte i qartë. Prioriteti i Messit është fitimi i titujve.

/GazetaBlic Sport