Sporti

Policia e Kosovës: Nesër e marrim në pyetje Agim Ademin

03/21/2023 18:51
nga:L J

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasditës ka intervistuar një zyrtar të FFK’së.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është intervistuar nga FFK, teksa thotë se me urdhër të Prokurorit është liruar, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.

Policia raporton se Ademin do ta intervistojnë nesër.

Ja njoftimi i Policisë:

“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport