Lajme

Konjufca pret shefin e OSBE-së, flasin për reformën zgjedhore

03/21/2023 13:56
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Sipas një komunikate për medie, Konjufca e Davenport ndër të tjera kanë diskutuar për reformën e sistemit zgjedhor në Kosovë.

“Në takim, ndër të tjera, u diskutua për punën e legjislativit dhe u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me procesin e reformës zgjedhore.

Kryetari Konjufca, pasi e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së, theksoi se një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.