Sporti

Shqipëria zhvillon seancën e dytë stërvitore, lajme të mira për trajnerin Sylvinho

03/21/2023 11:57
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e Sylvinhos në “Shtëpinë e Futbollit”. Trajneri brazilian do të debutojë në stolin kuqezi në takimin ndaj Polonisë.

“Kuqezinjtë” luajnë në Varshavë ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Euro 2024 (27 mars).

Elseid Hysaj, Marash Kumbulla, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj ishin lojtarët e fundit që iu bashkuan grumbullimit ditën e hënë, duke plotësuar të gjithë grupin e Kombëtares. Ky i fundit zëvendëson në prapavijë Ardian Ismajlin e dëmtuar.

Ndërkohë do të ketë një tjetër seancë stërvitore ditën e sotme, e cila do të nisë në orën 15:30.