Sporti

Emmanuel Adebayor pensionohet zyrtarisht nga futbolli

03/21/2023 11:49
nga:Mergim Rreci

Pothuajse një muaj pasi festoi ditëlindjen e tij të 39-të, Emmanuel Adebayor njoftoi fundin e karrierës së tij si futbollist profesionist.

“Midis uljeve dhe ngritjeve, karriera ime si futbollist profesionist ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm. Faleminderit fansave të mi për mbështetjen e tyre gjatë gjithë këtij udhëtimi. Ndihem mirënjohës për gjithçka dhe i emocionuar për atë që do të sjell e ardhmja”, ka shkruar ish-reprezentuesi togolez në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas debutimit të tij si profesionist në Metz (Francë), Adebayor kaloi përmes Monakos përpara se të transferohej në Angli ku jetoi momentet më të mira të karrierës së tij, fillimisht me Arsenalin dhe më pas me Tottenhamin. Në mes, ai kaloi nga Manchester City dhe Real Madrid, si huazim.

I konsideruar si lojtari më i mirë i Togos ndonjëherë, ai bëri 84 paraqitje dhe shënoi 32 gola për ekipin kombëtar.

/GazetaBlic Sport/