Lajme

Rrihen mes vete dy të burgosur në Burgun e Dubravës

03/21/2023 09:51
nga:G B

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të burgosur si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete në Burgun e Dubravës.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:20, në burgun e Dubravës, në Dubravë.

Po ashtu  thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, në konsultim me prokurorin rasti hapet si “lëndim i lehtë trupor”.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, janë rrahur në mes veti viktima mashkull kosovar dhe i dyshuarit mashkull kosovar, të burgosur në burgun e Dubravës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, në konsultim me prokurorin rasti hapet si më lart”, thuhet në raport.