Lajme

Raporti i DASH-it për Kosovën, Lushaku: A është ky ndryshimi që keni kërkuar?

03/21/2023 08:21
nga:G B

Zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar për raportin e Departamentit të Shtetit për Kosovën, i cili thotë se ka korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshëm, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pyetur se a është ky ndryshimi që është kërkuar.

Postimi i saj i plotë:

Mirëmëngjesi!

Dep. i shtetit amerikan dje paska thënë se në Kosovë ka ‘Korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmëri’.

A është ky ndryshimi që keni kërkuar?