Lajme

Halimi e LDK-së komenton raportin e DASh-it: Qeveria ka zgjedhur propagandën, në vend të veprimit

03/20/2023 22:53
nga:Genita C

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka komentuar raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën.

Sipas saj, dhuna në bazë gjinore asnjëherë nuk trajtohet vetëm nëpërmjet performancës së akterëve qeveritarë në shënimin e ditëve që lidhen me të drejtat e grave dhe vajzave.

Sipas saj, duhet qasje serioze në sundimin e ligjit e trajtim efektiv të rasteve të dhunës në bazë gjinore.

Ajo tregoi se në atë raport për vitin 2022 shihen një sërë problemesh lidhur me parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës.

“Madje, shqetësuese është fakti i mungesës së politikave në luftimin e përzgjedhjes së seksit me paragjykime gjinore. Sipas raportit djalë-vajzë në lindje ishte 108 djem me 100 vajza”, shkroi ajo në Facebook.

“Ndërsa, kemi një qeveri e cila ka përzgjedhur që në vend të veprimit – vështrimin, në vend të qeverisjes – propagandën. Prandaj, realitetet e prodhuara nga zyrat e partisë në pushtet janë të kundërta me jetën e përditshme që po e jetojnë qytetarët”, përfundoi Halimi.

DASH e përmend rastin Dehari: Hetimet po vazhdojnë, mostrat e tij u zhdukën