Sporti

Enis Alushi: Jam gëzuar për rikthimin e Paqaradës tek Kosova, pres rezultate pozitive ndaj Izraelit dhe Andorrës

03/20/2023 19:09
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës në futboll fillon kualifikueset për kampionatin evropian “Euro2024” këtë javë në ndeshjen ndaj Izraelit në udhëtim me 25 mars, teksa tri ditë më pas luajmë në shtëpi ndaj Andorrës.

Ish futbollisti i Kosovës, Enis Alushi pret fitore ndaj Andorrës, teksa ndaj Izraelit do të ishte pozitive edhe një pikë.

“Kunder Andorrës pres fitore gjithsesi, se kemi shumë më shumë kualitet dhe ndeshja zhvillohet para publikut tonë. Në Izrael realisht edhe një mjafton.
Izraeli është ekip i mirë dhe e kanë avantazhin se do luhet ndeshja në vendin e tyre”, tha fillimisht Enis Alushi për ‘GazetaBlic Sport’.

Sa i përket gjasave për kualifikim, Alushi thotë se gjasat nuk janë të mëdha.

“Duke pasur parasysh se e kemi Zvicrën dhe Rumaninë në grup, i shoh gjasat jo të mëdha nëse nuk e mbrrim nivelin maksimal. Në këto ndeshje ne duhet të kemi një ditë perfekte dhe shumë fat”, vazhdoi ai.

Alushi poashtu potencoi se rikthimi i Leart Paqaradës tek Kosova e ka gëzuar, pasi mbrojtësi po luan mjaft mirë në Gjermani.

“Nuk kemi shumë emra të rinj në formacionin tonë. Pres qe lojtaret me përvojë sikur Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Mergim Vojvoda ta udhëqin ekipin. Jam gëzu shumë që Leart Paqarada është kthyer në kombëtare. Është duke luajtur në mënyrë fantastike ne Gjermani dhe e meriton kalimin në Bundesliga 1”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport