Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ka folur për marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, ku thotë se dy shtetet janë të kushtëzuara në mes vete.
Ahmetaj në një prononcim për GazetaBlic ka komentuar edhe pikën e marrëveshjes ku thuhet se: “Kosova dhe Serbia e pranojnë se çdo mosrespektim i obligimeve të tyre nga Marrëveshja (27 shkurt), Aneksi (18 mars) dhe Marrëveshjet e Kaluara të Dialogut mund të ketë pasoja direkte negative për procesin e pranimit në BE dhe ndihmën financiare që marrin nga BE-ja”.
“Sa i përket dialogut, Kosova dhe Serbia janë të kushtëzuara në mës veti. Procesi i integrimit/anëtarësimit në BE, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, lidhet me ecurinë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.Nëpërmjet këtij kapitulli Serbia është e obliguar që të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura me Kosovën nëse dëshiron të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së”, thotë Ahmetaj.
“Obligimin e njëjtë për dialogun, Kosova e ka në Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim (MSA)”, shton Ahmetaj.
Sipas Ahmetajt, takimi i Ohrit nuk ka sjell asgjë të re në procedurën e integrimit evropian dhe të obligimeve që palët i kanë në këtë proces.
“Sigurisht që çdo devijim dhe mos-përmbushje të marrëveshjes, palët do të sanksionohen si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë procedural drejtë anëtarësimit. Ohri nuk ka sjell asgjë të re sa i përket procedurës së integrimit evropian dhe obligimeve që palët kanë në këtë proces, përveç ultimatumit të BE/SHBA që i bënë dy vendeve që obligimet që i kanë marrë duhet përmbushur”, tha Ahmetaj.
Ahmetaj ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave dhe marrëveshjen finale me Serbinë, ku sipas saj Kosova është dashtë të merr mësim pasi janë humb 10 vite kohë ku për këtë rëndit edhe disa arsye.
Çështja e zvarritjës së liberalizimit te vizave si dhe marrëveshjes finale me Serbinë do të duhej të ishin mësime të nxjera për ne dhe të na bëjnë me dije se ne i kemi humb 10 vjet kohë që:
“Vetëqeverisjen” në kuadër të asociacionit për serbët duhet ta shndrrojmë në “autonomi”, për të hequr kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas marrëveshjes së vitit 2015 duhet ta harmonizojë asociacionin me Kushtetutën e Kosovës në çdo fazë të hartimit të statutit të shoqatës
– Që buxheti ndihmës për serbët të mos kalojë nga Qeveria e Kosovës, por të derdhet drejtpërdrejt te asociacioni që tani quhet vetmenagjim;
– Që Kuvendit si institucioni me i lartë t’i merren kompetencat që ta votoj marrëveshjen ndërkombëtare siç përcaktohet me Kushtetutë;
– Që të presim për liberalizimin e vizave deri në 2024.
– Që Kosovës nuk ia sollën njohjen nga Serbia me këtë marrëveshje;
– Për më tepër që ky raund i dialogut nuk është finali por që do të jetë “…to be continued…” dhe do t’ju mbetet barrë gjeneratave të tjera të meren me pasojat e padijes dhe kryeneqësise destruktive të establishmentit politik aktual”, thotë Ahmetaj.
Ahmetaj thotë se është koha që Qeveria e Kosovës të kërkojë falje dhe të dorëhiqet.
Ahmetaj shton se Kosova po Qeveriset nga persona që dëshirojnë pushtetin dhe jo shtetin.
“Prandaj, ky është momenti që Qeveria e Kosovës do të duhej të kërkonte falje publike dhe të dorëhiqej, për faktin që mbajtjën peng vendin për një dekadë të tërë dhe rezultati i takimeve të fundit është fiasko për Kosovën. Fatkeqësisht, derisa ne kemi njerëz që mendojnë për pushtetin dhe jo për shtetin, është iluzion të pritet diçka më tepër nga ata”, tha Ahmetaj për GazetaBlic.


