Carlos Alcaraz mundi Medvedev 6:3, 6:2 në finalen e Indian Wells për titullin e tretë Masters në karrierën e tij. Ai rikthehet tani në fronin botëror. Në renditjen e re të ATP-së, numri 1 është adoleshenti spanjoll.
Ai e hoqi nga maja tenistin serb, Djokovic. Pas fitores në Indian Wells, Alcaraz arriti në 7,420 pikë, ndërsa Djkokovic që u përjashtua nga Masters në Miami dhe Indian Wells për shkak të refuzimit të tij për t’u vaksinuar kundër virusit korona, mbeti në 7,160 pikë, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Alcaraz nuk do ta ketë të lehtë të mbajë vendin e parë, pasi në Miami mbron 1000 pikë dhe vetëm nëse fiton titullin atje do të mbajë numrin 1.
/GazetaBlic Sport


