Lajme

Vetura përplas të miturin në Tiranë

03/20/2023 14:50
nga:G B

Një 13-vjeçar është përplasur nga një veturë në bulevardin “Nënë Tereza” në Tiranë . Policia thotë se i mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

“B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.