Kosova tashmë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Në kuadër të grupit I, Kosova do të ballafaqohet fillimisht me Izraelin me 25 mars e më pas edhe me Andorën me 28 mars, shkruan GazetaBlic Sport.
Në një konferencë për media Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala u tregua i ashpër sa i përket Uran Bislimit i cili sipas tij refuzoi Kosovën dhe tashmë dera për të është e mbyllur.
“Uran Bislimi e ka refuzuar Kosovën. E ka refuzuar përmes klubit, nuk ka pasur guxim të refuzonte vetë Kosovën. Ai për herë të dytë në tri grumbullime e refuzoi ftesën tonë. Nuk ka treguar respekt. Nuk do të ftohet më”, tha Bajram Shala në konferencë për media.
/GazetaBlic Sport/


