Sporti

Giresse: Grupin nuk e kemi të vështirë, na jep ambicie për t’u kualifikuar

03/20/2023 11:23
nga:E K

Kosova tashmë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Në kuadër të grupit I, Kosova do të ballafaqohet fillimisht me Izraelin me 25 mars e më pas edhe me Andorën me 28 mars, shkruan GazetaBlic Sport.

Në një konferencë për media trajneri, Alain Giresse ka komentuar mbi gjasat e Kosovës për ta kaluar grupin.

“Jemi këtu para këtyre lojëve para kampanjës së re kualifikuese. Filimisht do të flisja për grupin në të cilin ndodhemi. Ndodhemi në një grup nuk është shumë i vështirë. Nuk duhet nënçmuar rivalët. Grupi na jep ambicie të kalojmë më tej. Kjo është pikëpamja ime për grupin”, tha fillimisht Giresse në konferencë për media.

/GazetaBlic Sport/