Kosova tashmë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Në kuadër të grupit I, Kosova do të ballafaqohet fillimisht me Izraelin me 25 mars e më pas edhe me Andorën me 28 mars, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtari i ftuar nga Giresse, Elbasan Rashani u lëndua dhe nuk mund të jetë pjesë e “Dardanëve” për këto ndeshje.
Një nga emrat e mundshëm për zëvendësimin e tij është Ermal Krasniqi.
Giresse ka folur për mundësinë e grumbullimit të tij me “Dardanët”.
“Sa i përket Ermal Krasniqit. Ai është në paralistë. Nuk ishte i ftuar në listën e lojtarëve që veç i dimë. Kemi lojtarë që nuk ndihen mirë. Ndoshta edhe ftohet Ermal Krasniqi”, tha Giresse në konferencë për media.
/GazetaBlic Sport/


