Lajme

Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës

03/20/2023 08:04
nga:G B

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar sërish për marrëveshjen e Ohrit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se zbatimi i kësaj marrëveshje është kritik për zhbllokimin e të ardhmes së Kosovës.

Tutje, ai ka shtuar se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë përkrah Kosovës për realizimin e një nga prioriteteve, që Kosova t’i bashkohet institucioneve evropiane dhe euroatlantike.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier./Gazeta Blic/