Skuadra e Barcelonës ka fituar sot derbin ndaj Real Madridit në “Camp Nou”.
Barcelona ka mposhtur Real Madridin me rezultatin 2-1, me golat e Sergi Roberto dhe Kessie, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Roberto tha se është shumë i lumtur që vazhdon të luajë tek Barça.
“Shumë i lumtur që vazhdoj në klubin e jetës sime, shumë mirënjohës për Xavi për besimin, për presidentin dhe bordin e drejtorëve. I lumtur që mund të ndihmoj ekipin. Është koha për pushim, pushim dhe kthim më të fortë”, tha fillimisht Roberto për Movistar.
“Nuk mund ta thuash kurrë se e kemi fituar titullin, kanë mbetur shumë ndeshje. Madridi nuk mund të përjashtohet nga gara për titull. I lumtur për të ndihmuar ekipin me golin. Të gjithë jemi çmendur në festë. Kemi festë’, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


