Sporti

A gaboi Genc Nuza në minutat e fundit të ndeshjes Gjilani-Llapi? Ky ishte rasti diskutabil

03/19/2023 21:31
nga:L J

Një rast tejet diskutabil është regjistruar në takimin ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, e zhvilluar sot në Gjilan, në kuadër të javës së 26-të kampionale.

Gjilani dhe Llapi ndan pikët 2:2 në stadiumin me bari sintetik.

Vendasit në minutat shtesë protestuan ashpër në gjyqtarin Genc Nuza, duke pretenduar për një penallti.

Sulmuesi i Gjilanit, Baton Zabërgja, u rrëzua në zonën e penalltisë teksa pas një dueli me lojtarët e Llapit përfundoi në “sandwich”.

Gjyqtari Genc Nuza vendosi të rishikonte momentin me sistemin VAR, por as ajo nuk e bindi të akordonte penallti në favor të “kuqebardhëve”.

Momentin në fjalë mund ta shikoni në videon e mëposhtme