Sporti

Tifozët e Dinamo Zagrebit e nderojnë Arijan Ademin: Kapiten, faleminderit për gjithçka

03/19/2023 20:32
nga:L J

Arijan Ademi, kapiteni shumëvjeçar i Dinamos luajti sot ndeshjen e fundit për ekipin kroat në Maksimir kundër Rijekës.

Tifozët më të zjarrtë të Dinamos, Bad Blue Boys i kanë dhënë lamtumirën të preferuarit me një mesazh në koreografinë e shfaqur nga ta, shkruan GazetaBlic Sport.

“373 herë ke lënë zemrën në fushë, kapiten, faleminderit për gjithçka”, shkruhet në koreografinë e tifozëve të Dinamo Zagrebit.

Sipas mediave në Kroaci, Ademi do të transferohet në Kinë.

/GazetaBlic Sport