Sporti

Inter – Juventus, formacionet zyrtare

03/19/2023 19:48
nga:L J

Skuadra e Interit sonte e mirëpret Juventusin.

Inter dhe Juventus takohen me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kryendeshjes së kësaj xhiros në Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Zyrtarisht, Nerazzurrët janë në vendin e dytë duke shkuar në këtë fundjavë me 50 pikë dhe Juve ka 38, por nëse bardhezinjtë fitojnë apelin e tyre për të anuluar dënimin prej 15 pikësh më 19 prill, atëherë djemtë e Max Allegrit deri tani do të kishin grumbulluar 53.

Pak para ndeshjes janë publikuar formacionet titullare.

Ja përbërjet:

Inter: Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lukaku, Lautaro Martinez

Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; De Sciglio, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Soulé, Vlahovic

/GazetaBlic Sport