Lajme

“Mbrëmë doli fitues”, Thaçi-opozitës: Vuçiqi po thotë që s’ka Asociacion, e vështirë të ballafaqohen me Kurtin

03/19/2023 19:37
nga:Genita C

Deputeti i VV-së Halil Thaçi thotë se mbrëmë nga takimi me Vuçiqin në Ohër, kryeministri Kurti doli fitues, sepse presidenti serb, hezitoi të nënshkruajë.

Thaçi në një prononcim për GazetaBlic ka përmendur edhe ish-partitë që ishin në krye të shtetit, ku sipas tij, në atë kohë Vuçiq nënshkruante marrëveshje pa hezitim.

Sipas Thaçit, kryeministri Kurti po e përfaqëson Kosovën në mënyrë dinjitoze dhe shton se Serbia e ka të vështirë të ballafaqohet me të.

“Takimi i Ohrit me vetë tërheqjen e palës Serbe nga nënshkrimi i marrveshjes tregon qartë se fitues në këtë takim është kryeministri Kurti.Ne kemi parë në të kaluaren se si pala Serbe nënshkruanin marrveshjet pa hezitim, por gjërat kanë ndryshuar ne tashmë kemi një përfaqësim dinjtoz dhe një njeri vizionar që po e ka të vështirë pala Serbe të ballafaqohet me të”, tha Thaçi.

Thaçi thotë se është i pakuptimtë reagimi i opozitës për Asociacionin, pasi sipas tij, Vuçiq ka deklaruar që kryeministri Kurti nuk e ka pranuar atë.

“Sa i përket opinionit të opozitës , me të vërtet për mua është e pa kuptueshme kur Vuçiç i drejtohet popullit të tij se Kryeministri i Kosovës nuk e pranoi asociacionin dhe ka tri kushte të papërballushme për Serbinë, ndërsa opozita në Kosovë vazhdon të thotë që Kurti e ka pranuar asociacionin”, tha Thaçi.

“E di që mbase opozita do të dëshironte një dështim të tillë të palës Kosovare, por me zhgënjim të thellë më duhet t’ju them se nuk ndodhë një gjë e tillë”, tha Thaçi për GazetaBlic.

 

Ahmeti: Me pranimin e Asociacionit, Kurti humbi legjitimitetin politik- Dorëheqja e tij e nevojshme për Kosovën

“Nga etja për pushtet, Albin Kurti është i gatshëm të bëjë çdo gjë në favor të Serbisë”

Lladrovci paralajmëron degradim të shtetit pas ujdisë: U dridh mali, për ne polli një mi e për serbët dy Asociacione