Sporti

Hadroj i lumtur me ftesën tek kombëtarja: Ëndërr e bërë realitet, shembulli për t’u ndjekur është Hysaj

03/19/2023 19:16
nga:L J

Andi Hadroj, lojtari i Partizanit ka dalë para mediave pas fitores 4-1 me Kastriotin. Ai foli jo vetëm për sfidën, por edhe për ftesën e Kombëtares.

“I vetmi me kombëtaren nga Superiorja, si ndihesh? Falenderoj Partizanin dhe ekipet më përpara. Pa Partizanin nuk do isha këtu. Falenderoj këmbët e mia. Jam i lumtur. Është ëndërr, jam krenar. Shpresoj të kem minuta, me shpresë të zotit, të shohim fillimisht stërvitjen e parë.

Synimi i parë është të bëj maksimumin këtu te Partizani. Do bëj maksimumin të kapim titullin më pas Europën. Shembull nga Kombëtarja? Normalisht, Hysaj kush tjetër” – Tha ai.