Lajme

Ahmeti: Me pranimin e Asociacionit, Kurti humbi legjitimitetin politik- Dorëheqja e tij e nevojshme për Kosovën

03/19/2023 19:37
nga:Genita C

Bardh Ahmeti nga PSD-ja thotë se Asociacioni do të marrë formë shumë shpejt, pas arritjes së ujdisë së djeshme në Ohër.

Ahmeti në një prononcim për GazetaBlic thotë se, problemi me formimin e Asociacionit është që shumë shpejt ai do të merr merr formën e një pushteti paralel me atë qendror, me një demarkim në vija etnike dhe do të përfaqësoj vetëm interesat e komunitetit serb në ato vende ku do të ushtroj pushtetin e saj.

“Asociacioni do të marrë formë shumë shpejt, siç edhe u deklarua Borrell në Ohër. Ai tashmë ka përmbajtje, që rrjedh nga marrëveshjet e mëhershme dhe nga Plani Evropian, neni 7″, thotë Ahmeti.

Problemi me Asociacionin qëndron në faktin se ai do të merr formën e një pushteti paralel me atë qendror, me një demarkim në vija etnike dhe do të përfaqësoj vetëm interesat e komunitetit serb në ato vende ku do të ushtroj pushtetin e saj. Kjo nënkupton që, gradualisht, nevoja e pushtetit qendror për të qenë i pranishëm në veriun e Kosovës do të zbehet e zhduket dhe do të zëvendësohet nga prezenca e Asociacionit aty”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, në momentin që kryeministri Kurti e pranoi planin evropian me Asociacion dhe pa njohje, ai humbi legjitimitetin e tij politik që erdhi në pushtet duke kundërshtuar këtë.

“Në këtë sens, Kurti, me pranimin e Planit Evropian me Asociacion e pa njohje, ka humbur plotësisht legjitimitetin e tij politik që rrjedh nga vota qytetare sepse ai u votua për të kundërshtuar Asociacionin e për të ofruar një alternativë të re që përfundimisht zgjidh konfliktin në mes dy vendeve dhe garanton paqe të përhershme”, tha Ahmeti.

Ahmeti foli edhe për protestën që e ka organizuar partia e tij ku thotë se, Kosovës nuk i duhet një njeri që për pushtet të vetin implementon ndarje etnike e krijon status-quo të re pa zgjidhje të problemit.

“Prandaj protestën e ka bërë të pashmangshme. Ne do të protestojmë me kërkesën që ky kryeministër të dorëhiqet. Vendit nuk i duhet një njeri që për pushtet të vetin implementon ndarje etnike e krijon status-quo të re pa zgjidhje të problemit”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

“Mbrëmë doli fitues”, Thaçi-opozitës: Vuçiqi po thotë që s’ka Asociacion, e vështirë të ballafaqohen me Kurtin

“Nga etja për pushtet, Albin Kurti është i gatshëm të bëjë çdo gjë në favor të Serbisë”

Lladrovci paralajmëron degradim të shtetit pas ujdisë: U dridh mali, për ne polli një mi e për serbët dy Asociacione