Lajme

Klinaku pjesëmarrës në protestë për dorëheqjen e Kurtit: Marrëveshja e mbrëmshme dhe Gjykata Speciale janë të dëmshme për Kosovën

03/19/2023 16:55
nga:Genita C

Faton Klinaku nga OVL-UÇK thotë se do të jetë pjesëmarrës në dy protestat që do të organizohen gjatë javës së ardhshme, raporton GazetaBlic.

Njëra ka të bëjë për marrëveshjen në Ohër dhe tjetra për Marshin e organizuar për mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Marrëveshja e mbrëmshne dhe Gjykata Speciale janë të dëmshme për Kosovën.Prandaj, për të shprehur pakënaqësinë dhe kundërshtimin tim, do të jem pjesëmarrës në këto dy ngjarje: Protestë dhe Marsh dhe ju ftoj që të merrni pjesë edhe ju”, shkruan Klinaku.