Lajme

“Krenaria e Kosovës është brenda telave”, Qerkini fton të gjithë qytetarët të marshojnë në mbështetje të ish-krerëvë të UÇK-së që po mbahen në Hagë

03/19/2023 15:15
nga:Genita C

Kryetari e Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të dalin në marshin e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish krevë të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Qerkini tha se e gjithë Kosova duhet të çohet të të thotë se krenaria e vendit është në Hagë dhe se bashkësia ndërkombëtare po bën një gabim të madh që po i gjykon ish-kretët e UCK-së e jo kriminalët serbë që kanë kryer krime në Kosovë.

“Krenaria e Kosovës janë brenda telave.. Duhet të gjithë Kosova që quhet të thotë që krenaria e Kosovës gjindet në Hage dhe bashkësia ndërkombëtare është duke bërë një gabim të madh kur janë të vrarë mijëra fëmije dhe shumë gra të dhunuara dhe shumë të zhdukur dhe askush nuk merr përgjegjësi…Është mëkat i madh…në vend që ata kriminel të futen brenda në burg ata shëtitin neper qytet kryesore të ish-Jugosllavisë, askush nu interesohet për ti paditë ata”, ka thënë Qerkini për Dukagjinin.

Kurse, sa i përket këtij marrshi, të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re.