Milan ka pësuar humbje dje ndaj Udineses.
Kampioni në fuqi i Italisë u mposht nga Udinese me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes Pioli u shpreh i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij.
“Pati shumë momente në ndeshje që ndikuan në rezultat. Paraqitja jonë ishte e pamjaftueshme, për cilësinë dhe energjinë që dhamë në fushë. Episodet peshojnë shumë dhe të përfundonim pjesën e parë në barazim padyshim që do të ishte më mirë. Ne nuk ishim një ekip i tillë për të marrë një rezultat ndryshe. Duhet dhe duhet të bëjmë më mirë.”- u shpreh Pioli në fjalën e tij.