Lajme

Policia jep detaje nga vrasja e një personi dhe plagosja e dy të tjerëve në “Arbëri”

03/19/2023 09:50
nga:G B

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve që ndodhi dje në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka thënë se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:21 në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Sipas policisë dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili është qëlluar dhe ka ndërruar jetë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjatë veprimeve hetimore është intervistuar edhe një i dyshuar i cili më pas është liruar, është sekuestruar edhe: një revole me një karikator dhe 11 fishekë, një gëzhojë dhe një thikë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, njofton policia.

Ndryshe, lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi se janë ndaluar dy të dyshuar.