Redaktorit të RTK-së, Alban Selimi, i është djegur garazha ditë më parë. Por, edhe përkundër arrestimit të një personi, gazetari Selimi nuk ndihet i sigurt për të dalë me familjen e tij këtë të diel.
Prandaj, ai shprehet se beson se organet e rendit do të rritin sigurinë pranë familjes së tij.
Ai shkruan se këtë të diel vështirë se do të dalë me familjen për xhiro për shkaqe sigurie.
Postimi i tij i plotë:
Te nderuar miq
Sot eshte dite e diel dhe si zakonisht do te dilja per nje xhiro me femijet e bashkeshorten. Kete sot veshtire se do ta bej, per shkaqe sigurie.
Nje person qe po dyshohet se i vuri zjarrin shtepise time dhe la nje mesazh kercenues u arrestua, por porositesit e ketij zjarri vazhdojne te jene te lire.
Familja ime dhe une, pasi zjarri iu vu shtepise dhe m’u la mesazhi i qarte kercenues, po vazhdojme te ndjehemi te kercenuar; posaçerisht per faktin se i dyshuari eshte mbrojtur ne heshtje.
Kjo heshtje e te dyshuarit tregon se pas tij ka njerez tjere qe paraqesin rrezik potencial per ne.
Andaj, besoj qe organet pergjegjese do te rrisin nivelin e sigurise prane familjes time.
E une, pavaresisht kercenimeve nuk do te ndalem t’i demaskoj edhe me tutje, te gjithe ata qe qendrojne pas sulmeve te tilla te uleta.
Perndryshe, perkrahja e madhe morale qe po me vjen nga gjitha anet e botes me ben cdo dite e me shume te ndjehem krenar per punen time.


