Ish ambasadorja Alma Lama ka reaguar pas takimit të djeshëm në Ohër, ku thotë se është ironike që për personat e zhdukur do të ketë një deklaratë që flet për urgjencën e zgjidhjes së problemit, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se dështimi s’ka si të duket ndryshe, ku s’ka detyrim për Beogradin që t’i zbardhë krimet dhe t’i kthejë eshtrat e të pagjeturve në Kosovë.
Postimi i saj i plotë:
Ironike: per personat e zhdukur paska me pas nje deklarate qe flet per urgjencen e zgjidhjes se problemit.
Dmth kurrfare detyrimi per Beogradin me i zbardh krimet dhe me i kthy eshtrat e tyre ne Kosove.
Deshtimi ska si duket ndryshe.


