Arben Ahmeti është shprehur pesimist se edhe pas takimeve maraton në Ohër, që është duke vazhduar edhe takimi ai Kurti-Vuçiq, s’do të arrihet konsensus mes palëve.
Por, komentatori politik nuk i ka përjashtuar javët në vazhdim të një marrëveshje të mundshme mes krerëve të Kosovës e Serbisë.
“Çkado që është duke ndodhur brenda, jemi larg një marrëvshje serioze dhe të duhur për vendin. Palët asnjëra s’janë të interesuara për marrëveshje serioze. Raundi i dytë është duke bërë që palët të gjëjnë deklarata sa për most u lënduar e gjithë kjo ngjarje dramatike e radhës. S’po shoh potencial për një marrëvshje. Do të pajtohen diku mas dy tre javëve, por jo sonte.”, u shpreh Ahmeti.
Ai ka theksuar se as kryeministri Kurti e as presidenti serb, Aleksandar Vuçiq s’janë të interesuar për arritjen e një marrëveshje mes tyre.