Blerim Canaj, ish-diplomat, analist i çështjeve politike, vlerëson se palët në takimin në Ohër janë në presion nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar.
Analisti Canaj vuri theksin se Vuçiq dëshiron edhe më tutje ta trajtojë si pjesë ë Serbisë, sikundër shkruhet në kushtetutën e tyre,
Ai, mes tjerash, bëri të ditur një të dhënë se Borrell ka anuluar udhëtimin e tij për një takim që kishte diku tjetër, që do me thënë se çështja është serioze.
“Të dy palët janë në presion, sidomos Vuçiq, nëse kemi parasysh protestat që janë zhvilluar në Serbi, ndërkohë që Kurti është në një situatë më të favorshëm në aspektin e brendshëm, sepse edhe opozita është konstruktive”, deklaroi Canaj.