Sporti

Shënoi gol të bukur në fitoren e Al Nassr, kjo është nota e Ronaldos

03/18/2023 20:53
nga:Mergim Rreci

CR7 është kthyer lider në Arabinë Saudite.

Portugezi ka realizuar golin e barazimit në fitoren 2-1 me përmbysje që mori Al-Nassr kundër Abha.

Numri 7 dërgoi topin në rrjetë falë një goditje dënimi. Ky është goli i 8 në 7 ndeshje këtë sezon për Ronaldon në kampionatin arab

Ai u vlerësua me notë 7.3 nga ‘Sofascore’ për paraqitjen e tij.