Këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli ka thënë se Serbia nga takimi që po mbahet në Ohër mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, do të kthehet destruktive dhe do e marrë koston e merituar.
Madje ai në Facebook tha se nuk ka Asociacion i cili e shkel Kushtetutën dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës
“Serbia kthehet nga Ohëri, destruktive si gjithmonë. Veq kesaj radhe do e marrë edhe koston e merituar. Nuk ka asociacion i cili shkel Kushtetutën e cenon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.


