Para pak çastesh ka përfunduar takimi në meskryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me përfaqësuesin e lartë të BE-së të politikës së jashtme, Joseph Borrell, si dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Pjesë e delegacionit të Kosovës në Ohër ëhtë edhe Marc Weller i cili ishte në palën shqiptare për rastin në Gjykatën Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës.
Weller po ashtu shërbeu si këshilltar ligjor për Kosovën gjatë Konferencës së Rambujesë në vitin 1999 dhe këshilltar i lartë ligjor në procesin e Vjenës për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja në vitet 2006/07.
Weller është parë duke tymosur duhan në ballkonin e ndërtesës ku ende po vazhdon takimi trepalësh.


