Lajme

Ka filluar takimi trepalësh mes Kurtit, Vuçiqit dhe përfaqësuesve evropianë

03/18/2023 15:33
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë filluar tashmë takimin trepalësh me me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, raporton GazetaBlic.

Borell dhe Lajçak më herët kanë pasur takime të ndara dypalëshe në vilën “Biljana” në Ohër, fillimisht me Vuçiqin e më pas me Kurtin.

Pas takimit trepalësh janë planifikuar deklarata të ndara para mediave, ndërsa Borell do të mbajë edhe një konferencë për media pasdite.

Nuk specifikohet se kur do të mbahet ajo konferencë, çka mund të nënkuptojë se takimi pritet të zgjasë.

Dialogun në Ohër po e përcjell një numër i madh gazetarëve nga Kosova, Serbia dhe të huaj.