Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme sot ndaj Drenicës.
Skuadra nga kryeqyteti arriti fitore me rezultat minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Bujar Pllana në minutën e 33’të të takimit.
Krejt në fund portieri i Prishtinës, Ardit Nika u përjashtua me karton të kuq, duke detyruar skuadrën e tij që në portë ta fut Mërgim Pefqelin pasi trajneri Debatik Curri kishte kryer zëvendësimet.
Kujtojmë që kjo është fitorja e dytë radhazi e Prishtinës që nga shkarkimi i trajnerit, Ismet Munishi pasi paraprakisht mposhtën edhe Ballkanin në Kupën e Botës.
Në anën tjetër Malisheva ka arritur ta ndalë një pikë në shtëpi ndaj Dritës.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë pa gola.
/GazetaBlic Sport/


