Sporti

Ancelotti për të ardhmen: Klubi duhet të vendos, unë do qëndroja te Reali deri në fund të jetës”

03/18/2023 14:34
nga:E K

Carlo Ancelotti është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Real Madrid.

Mediat e huaja kishin lidhur shumë emrin e tij me Brazilin, por kjo pistë tashmë është shuar dhe e ardhmja e tij mbetet e paqartë, shkruan GazetaBlic Sport.

Tekniku italian ka folur në konferencë për media për të ardhmen e tij.

“Klubi duhet të vendos. Unë do doja të qëndroja te Real Madridi deri në fund të jetës time, por kjo është e pamundur. Dua të vazhdoj këtu. Nëse duan ata të qëndroj 3 muaj unë do i shijoj ata 3 muaj. Nëse më duan për tre vite do i shijoj ato vite”, tha Ancelotti.

/GazetaBlic Sport/