Lajme

Përfundojnë takimet dypalëshe në Ohër

03/18/2023 13:30
nga:Y I

Takimet dypalëshe të zyrtarëve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përfunduan.

Takimi i përbashkët pritet të nisë së shpejti.

Në agjendë është diskutimi për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Gabriel Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes