Gazetari i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Alban Selimi, ka marrë sërish kërcënime.
Ai ditën e sotme ka marrë një mesazh me përmbajtje të rëndë në dyert e banesës së tij.
Ky veprim vjen pas kërcënimit që i njëjti mori ditë më parë me djegjen e garazhit të banesës së tij.
Selimi këtij veprim e ka cilësuar si tentim për me e frikësu.
“Dikush ia vuni flaken; me m’frikesu. S’ia arrijne qellimit!”, kishte shkruar Selimi ditë më parë në Facebook.


