Sporti

Frenkie de Jong: Nuk dua të largohem nga Barcelona, është klubi i ëndrrave të mia

03/17/2023 23:04
nga:Mergim Rreci

Edhe pse Frenkie de Jong është lidhur në disa klube në të kaluarën, me këmbëngulje më të madhe te Manchester United, holandezi përsëriti se ëndrra e tij është të vazhdojë të mbajë fanellën e Barcelonës.

“Barcelona ka qenë gjithmonë klubi i ëndrrave të mia dhe shpresoj se do të jetë e mundur të qëndroj këtu për shumë vite. Ne po kalojmë një kampionat të mirë, por nuk ia dolëm aq mirë në Evropë. Në përgjithësi po ecim në drejtimin e duhur”, theksoi mesfushori duke folur për TV3, përcjell GazetaBlic Sport.

De Jong ëndërron të fitojë ligën spanjolle: “Ne kemi një avantazh të mirë për Real Madridin, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Është viti im i katërt dhe ende nuk e kam fituar ligën. Është diçka që me të vërtetë dua ta arrij, ashtu si pjesa tjetër e ekipit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/