Nelson Hysa ia doli me sukses ndaj boksierit afrikan Vikapita Meroro.
Ndeshja nuk shkoi përtej raundit të tretë teksa boksieri shkodran hodhi në tokë kundërshtarin në momentin e parë që e gjeti zbuluar. Vikapita u dorëzua pa kushte teksa pati nevojë edhe për ndihmën e mjekëve teksa u përmirësua pas vetëm disa minutave në tapet.
Në këtë formë, Nelson Hysa ia del me sukses të mbrojë titullin UBO duke u konfirmuar kampion.



