I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në intervistën për RTV21 foli edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke theksuar se një marrëveshje për themelimin e tij ekziston që tashmë 10 vjet, përcjellë GazetaBlic.
Më duhet t’ju them se tashmë ekziston një marrëveshje për këtë gjë. Është marrëveshja ekzistuese prej para 10 vitesh. Pra, qëndrimi ynë është se është një marrëveshje ekzistuese ligjërisht e obligueshme. Por, duhet të jetë marrëveshje që duhet të negociohet ndërmjet palëve dhe duhet të jetë marrëveshje që nuk ndërhyn me kapacitetet kushtetuese, ligjore ose funksionale të Kosovës dhe që në të vërtetë është për të ofruar shërbime komunale për njerëzit e atyre komunave. Do të thosha se do t’ua lejonte atyre që të bashkohen për të gjetur mekanizmat më të mirë për të ofruar shërbime komunale, që janë shërbime që komunat tashmë i ofrojnë. Kjo do të jepte një mundësi për ato komuna që i bashkohen Asociacionit që të gjejnë mënyrat për të bashkërenditur ato shërbime për t’i përmbushur sa më mirë nevojat e njerëzve”, tha Escobar.
Ai më tutje shtoi se themelimi i Asociacionit tashmë është obligim, pra kjo është pjesë e rëndësishme e saj.
“Kjo do të përforcojë themelet ligjore të Asociacionit por është me rëndësi të vihet në pah – e dini, nuk dëshiroj të dukem kundërshtues kur them se do të ketë Asociacion, por ai shfaqet është në Marrëveshjen e Brukselit, shfaqet në këtë marrëveshje, shfaqet në konkluzionet e Këshillit Evropian, shfaqet në politikat tona.
Pra, në thelb, nuk mund t’i ikim nevojës për një Asociacion. Por, gjithashtu besoj se njerëzit e atyre komunave e presin atë, e duan atë, ju nevojitet ai me dy kushte: një, që iu ndihmon për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve komunale dhe dy, që bashkësia ndërkombëtare merr pjesë në këtë zhvillim. Pra, ne do t’i bëjmë të dyja dhe do ta bëjmë që të funksionojë. E vetmja gjë është se duhet ta pranojmë se është obligim”, theksoi Escobar.


