Sporti

Kundërshtari i Shqipërisë, Polonia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit

03/17/2023 15:45
nga:E K

Polonia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në rrugëtimin drejt Europianit Gjermani 2024, teksa trajneri portugez Fernando Santos ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë.

Kështu në dispozicion të polakëve do të jenë të gjithë yjet e ekipit si Lewandowski, Zielinski, Piatek, Bednarek, Kiwior, etj.

Rrugëtimi i Polonisë do të nisë më 24 mars në Pragë, ku do të përballet me Republikën Çeke dhe vetëm tri ditë më vonë, do të presë Shqipërinë në Varshavë.

Lista e Polonisë:

Portierë: DRAGOWSKI, SKORUPSKI DHE SZCZESNY
Mbrojtës: BEDNAREK, BERESZYNSKI, CASH, DAWIDOWICZ, GUMNY, KARBOWNIK, KIWIOR, PIATKOWSKI
Mesfushorë: BIELIK, KOZLOWSKI, LEDERMAN, LINETTY, D. SZYMANSKI, S. SZYMANSKI, FRANKOWSKI, KAMINSKI, SKORAS, ZALEWSKI, ZIELINSKI
Sulmues: LEWANDOWSKI, PIATEK DHE SWIDERSKI