Sporti

Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, këto janë informacionet që duhet t’i dini

03/17/2023 09:24
nga:E K

Sot do të hidhet shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Milan, Inter, Napoli, Manchester City, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munich dhe Benfica janë skuadrat e kualifikuara në çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Shorti do të hidhet me fillim nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës. Në short, çdo ekip mund të përballet me tjetrin, pra nuk ka asnjë kufizim në këtë aspekt.

Si zakonisht, skuadra e parë që tërheqet nga ‘goglat’ do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi, kurse skuadra e dytë e zhvillon ndeshjen kthyese para tifozëve të saj.

GazetaBlic Sport do të ju mbajë të informuar në kohë reale për rrjedhën e shortit.