Sporti

Ngjarje e turpshme në Turqi, tifozët e Sivasspor e përgjakin futbollistin e Fiorentinës

03/16/2023 22:09
nga:Mergim Rreci

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pas sfidës mes Sivasspor dhe Fiorentinës në Conference League.

Pas kalimit tutje të Fiorentinës, një tifoz i skuadrës turke hyri në fushë dhe grushtoi futbollistin e ekipit italian, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjendja e futbollistit nuk dukej aspak e mirë, me hundën e tij që më pas vazhdimisht rrjedhte gjak.

Ai u largua dhe mori trajtimin mjekësor, kurse do të jetë pjesë e ekzaminimeve shtesë pas pak.